Ofensiva turke, SHBA-Turqi bien dakord për një armëpushim 5-ditor
Turqia ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm me Sirinë e Veriut në mënyrë që trupat e udhëhequr nga kurdët të tërhiqen prej aty.
Ofensiva turke do të ndalojë veprimtarinë e saj në zonë, e mbikqyrur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 120 orë.
Mike Pence, nënkryetari i SHBA-së tha se ka marrë konfirmimin që kurdët do të tërhiqen në mënyrë të rregullt, ndërsa Turqia do të do të bie dakord për një armëpushim të përhershëm pasi ky process të përfundojë.
Presidenti Donald Trump e vlerësoi këtë veprim duke thënë se armëpushimi do të shpëtojë miliona jetë.
[twitter_feed=https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1184884179751731200]
Reagimi i Trump vjen pasi Pence udhëtoi drejt Ankarasë këtë javë, për të biseduar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan rreth operacionit ushtarak.
Më parë, SHBA kishte vendosur sanksione ndaj Turqisë për sulmin, por Erdogan reagoi më pas duke thënë se tërheqja e kurdëve do të ishte mënyra e vetme për të përfunduar konfliktin.
Në një fjalim nga Teksasi, Trump tha se bisedimet shënuan një rezultat të mahnitshëm, duke shtuar se do të heqë sanksionet shumë shpejt. Ai gjithashtu vlerësoi homologun e tij turk si një njeri të ashpër që bëri gjënë e duhur.
Mazloum Kobani, komandant në Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët, tha se do të pranojë marrëveshjen me Turqinë në veri të Sirisë, por vetëm në një zonë kufitare që kalon mes qyteteve të Ras al- Ain dhe Tal Abyad.
Presidenti i Parlamentit të BE, David Sassoli, dënoi operacionin si një “akt lufte”. Ai gjithashtu sugjeroi një pezullim të bisedimeve me Turqinë në lidhje me një anëtarësim të mundshëm në BE.
Shumë vende në Bashkimin Evropian përfshirë Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, kanë ndaluar shitjet e tyre individuale të armëve në Turqi, ndërsa vetë Unioni u zotua të mos nënshkruajë ndonjë marrëveshje të re armësh me vendin.
Ofensiva turke kundër zonave të kontrolluara nga kurdët filloi javën e kaluar për të shtyrë forcat nga zona kufitare drejt një zonë të sigurt, ku Turqia përfundimisht dëshiron të kthejë miliona refugjatë sirianë.
Shpjegues: Ofensiva turke dhe ndikimi i saj te kurdët dhe qeveria e Damaskut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania