Serie-A dhe La Liga, Atalanta nuk ndalet as përballë Lazios, në Spanjë Reali rimerr kryesimin
Atalanta tregoi sërish se ka një tjetër marsh në fund të sezonit, duke arritur suksesin e radhës në kampionat, këtë herë ndaj Lazios pretendente për titull, e cila nuk mundi të ruante avantazhin prej dy golash të minutave të para.
Edhe pse skuadra e Thomas Strakoshës shënoi 2 herë, të besuarit e Gasperinit gjetën forcat për të përmbysur rezultatin me tre gola portën e portierit të Kombëtares së Shqipërisë.
Atalanta konsolidon kështu pozitën e saj në vendin e katërt të Serie-A, duke shkuar në kotën e 54 pikëve, ndërsa Lazio largohet me 4 pikë nga Juventusi i vendit të parë dhe ëndrra pothuajse 20-vjeçare për t’u shpallur sërish kampione e Italisë.
Inter në anën tjetër nuk shkoi më larg se një barazim 3-3 me Sassuolon. Pavarsisht se zikaltrit ishin dy herë në avantazh nuk ia dolën që të merrnin maksimumin nga takimi i zhvilluar në San Siro. Në ndeshjen tjetër të së mërkurës edhe Roma arriti që të fitonte me përmbysje 2-1 ndaj Sampdorias.
Në kampionatin spanjoll Real Madrid është kthyer në krye të La Ligas. Madrilenët mundën 2-0 Mallorkën. Vinicius Junior në pjesën e parë dhe Sergio Ramos në të dytën ishin autorët e golave të kësaj përballjeje.
Pas këtij suksesi Reai shkon në kuotën e 68 pikëve, po aq sa dhe Barcelona, por skuadra e Zidane është e avantazhuar nga përballjet direkte me katalanasit dhe mban vendin e parë.
Lexoni gjithashtu:
Liverpooli me sytë nga City, një hap fals i bluve sot u jep matematikisht titullin kampion
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës