Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në protestë kundër HEC-eve

24 Qershor 2020 | 20:00

Banorët e Zall-Gjoçajt të mbështetur edhe nga aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të HEC-vë. Sakaq policia ka kërkuar shpërndarjen e qytetarëve duke u shprehur se nuk po respektojnë distancën sociale duke përdorur forcë mbi protestuesit.

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të mërkurë në Tiranë kundër ndërtimit të HEC-eve në Shqipëri.

Protesta nisi fillimisht në memorialin e pavarësisë në kryeqytet, ku Banoret e Zall Gjocajt por edhe aktivistë kanë kërkuar ndalimin e ndërtimit që jo vetëm i lë ata pa ujë të pijshëm dhe vaditës, por do shkatërrojë edhe mjedisin.

Më pas protestuesit u përpoqën ta zhvendosnin manifestimin drejt kryeministrisë por janë ndalur nga efektivë të policisë të cilët nuk pranuan t’i lejonin të kalonin ndonëse aktivistët pohonin se kishin dërguar kërkesën për tubim.

Pas disa përpjekjeve pa rezultat për të kaluar qytetarët janë ulur në tokë duke bllokuar njërën anë të qarkullimit ndërsa policia vazhdimisht kërkonte shpërndarjen e tyre.

Situata është tensionuar dhe nën pretendimin se nuk po respektojnë distancën sociale, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar 11 protestues për organizim tubimi të paligjshëm.

Qytetarët kanë kundërshtuar arrestimin dhe mbi disa është përdorur forcë për t’i futur në makinat e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026