Anulohet takimi në Washington, Hoti takon zyrtarë të lartë në Bruksel për rinisjen e dialogut
Dështon takimi i Uashingtonit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë parashikuar për datën 27 qershor.
Ngritja e akuzës për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli ka sjellë zhvillime të njëpasnjëshme duke çuar në anulimin e këtij takimi.
Pas anulimit të vizitës në SHBA nga Hashim Thaçi, pritej që delegacioni të kryesohej nga kryeministri Avdullah Hoti, por kreu i qeverisë kosovare njoftoi mëngjesin e sotëm anulimin e pjesëmarrjes.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kreun e komisionit të punëve të jashtme në Parlamentin Evropian, David Mcallister.
“Në konsultim me ambasadorin Grenell i ka propozuar ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër. Çështjet që lidhen me drejtësinë nuk duhet të komentohet, por duhet të respektohen. Dialogu nuk ka alternative, tani kemi maturitetin institucional si shtet për të tejkaluar çdo problem me të cilin përballemi.
Çështja kryesore që kam shtruar gjatë takimeve në Bruksel është ajo e liberalizimit të vizave. Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, kjo është një qasje që duhet të respektohet nga BE që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza”, tha z. Hoti.
Lexoni gjithashtu:
Pas Thaçit, edhe Hoti anulon pjesëmarrjen në takimin e Uashingtonit
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet