FSHF dakordëson miqësore me Armeninë në tetor, Shqipëria në fushë pas një viti mungesë
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të enjten arritjen e një dakordësie për të zhvilluar miqësore me Armeninë.
FSHF njoftoi në web-faqen zyrtare se ndeshja do të luhet më 7 tetor në Jerevan të Armenisë.
Përballja do ta ndihmojë trajnerin Edoardo Reja për të parë gjendjen e skuadrës dhe të krijojë një ide më të qartë për takimet zyrtare të Ligës së Kombeve.
Ky pritet të jetë grumbullimi i parë i përfaqësueses kombëtare të futbollit, pas më shumë se një viti mungesë.
Përballja e fundit zyrtare e Shqipërisë ka qenë më 17 nëntor të vitit 2019, kundër Francës që përuroi stadiumin e ri kombëtar.
Ndeshja miqësore me Armeninë do t’i shërbejë Rejas për të bërë gati skuadrën për 2 ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ku më 10 tetor udhëtohet drejt Kazakistanit dhe 3 ditë më pas luhet ndaj Lituanisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet