Greqia notë proteste ndaj Serbisë për rrëzimin e avionit

18 Korrik 2022 | 14:34

Të hënën, Greqia ka dorëzuar ankesë ndaj Serbisë për rrëzimin e avionit me armatime në tokën greke.

Qeveria greke nënvizon se duhet të informoheshin paraprakisht për ngarkesën që kishte avioni.

“Ambasadori grek në Beograd është udhëzuar që të ankohet te qeveria serbe për të theksuar nevojën që autoritetet greke të informohen paraprakisht për natyrën e ngarkesës së avionit”, tha një zyrtar i Qeverisë greke, i cili nuk deshi të identifikohej para se të bëhej njoftimi zyrtar.

Tetë anëtarë të ekuipazhit të avionit të mallrave, që operohej nga një kompani ukrainase, humbën jetën pas rrëzimit të avionit të shtunën në Kavalla të Greqisë.

Autoritetet serbe thanë se avioni kishte 11.5 tonë minahedhës dhe mina të tjera serbe për në Bangladesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre....
21:50 | 02/07/2026