Avokati i Popullit ngre grup pune për vetëvrasjen e të burgosurit në Durrës
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë, ku një i burgosur i dha fund jetës duke u vetëvarur në burgun e Durrësit.
Avokati i Popullit deklaroi se një ekip i përbërë nga Komisioneri dhe Ndihmës komisionerë të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës po kryejnë verifikime në vendin e ngjarjes.
Në reagim, u bëhet thirrje nstitucioneve shqiptare që të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin.
Viktima, Roland Hasani ishte në kushte të rënduara psikologjike në momentin që kreu aktin e rëndë, teksa në qelinë e tij ka qenë edhe një tjetër i burgosur, i cili ishte në gjumë.
44-vjeçari vuante prej disa kohës nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte dënuar për vrasje.
LEXONI GJITHASHTU
Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët
LIVE- Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë. Debate në seancën plenare
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 14:06 Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor
- 14:04 Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët