‘Akuza të pabaza për Radoiçiç’, lista serbe reagon ndaj ministrit Sveçla

18 Korrik 2022 | 17:09

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se Millan Radoiçiç, është njëri ndër krerët e strukturave kriminale që po kryejnë sulme në veri të vendit.

Sipas listës serbe, pa asnjë provë dhe përgjegjësi, Sveçla po mundohet të përfshijë Radoiçiç në këto ngjarje.

Sipas tyre, ministri po përpiqet të përdorë akuza joserioze, të pabaza, për të justifikuar dhunën e papranueshme institucionale, shpërdorimin e pushtetit dhe shtypjen e popullit serb.

Radoiçiç, i cili është në arrati nga organet e Kosovës për rastin “Brezovica”. Ai është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviç dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Ndërsa, pesë efektivë të policisë së Kosovës u lënduan dhe një makinë e Policisë Kufitare u dëmtua gjatë një aksioni anti-kontrabandë në fshatin Jashanicë të Leposaviçit të dielën.

Drejtuesi i kamionit që dyshohej se po transportonte mallin e kontrabanduar, nuk iu bind urdhrit për kontroll dhe ka përplasur makinën e policisë.

Ata arritën që ta ndalonin kamionin në fshatin Llazhinë dhe kanë arrestuar drejtuesin e saj, shtetasin A.D. Gjatë përpjekjes për të ndaluar kamionin, policia e Kosovës është penguar nga dy automjete.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026