‘Nuk ka kohë për festë’, Tabaku reagon për konferencën e parë ndërqeveritare

19 Korrik 2022 | 09:43

Koha të reflektojmë dhe të prodhojmë një politikë që i shërben procesit të integrimit.

Kështu shkroi Jorida Tabaku në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke thënë se merita për konferencën e parë ndërqeveritare i shkon dhe opozitës që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990.

Sipas saj në 8 vite qeverisje opozita ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë proces dhe duhet të ishte ftuar në tavolinën europiane.

“Megjithëse BE ka provuar sa ka qenë pranë nesh sa herë që ne kemi kërkuar ndihmë madje edhe duke e ditur se si qeveria jonë i menaxhon ndihmat, si fjala vjen për tërmetin apo pandeminë. Pa folur për projektet infrastrukturore që jo rrallë janë nënvlerësuar nga një qeveri që shpërdoron shumë dhe jep llogari pak,” – shkroi Tabaku.

“Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të fokusoj punën dhe rolin e këshillit në mbikëqyrjen e këtij procesi, në kontrollin e monitorimin e strukturave.  Pasi do të ishte e udhës që parlamenti shqiptar të merrte gjithnjë e më shumë funksione dhe pushtet në dorë në lidhje me këtë proces që nuk është pronë e asnjë force politike përpos e forcës së shqiptarëve për me qenë pjesë e BE-së,” – shtoi ajo.

Tabaku bëri thirrje për nisjen e punës reale, ndërsa tha se festa tashmë ka përfunduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026