Haradinaj: Gjykata Speciale dëmton perspektivën e Kosovës

25 Qershor 2020 | 14:53

Ish-luftëtari i UÇK-së, Ramush Haradinaj thotë se Gjykata Speciale po dëmton perspektivën e Kosovës, ndërsa shprehu përkrahje për Presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, të akuzuar për krime lufte. Haradinaj tha se, edhe pse Kosova luftoi për liri ende diskutohet pastërtia e një lufte të drejtë.

“Shpreh përkrahje për të gjithë bashkëluftëtarët që ende u kërkohet që të dëshmojnë pafajësinë e tyre. Kosova kërkon drejtësi për të gjitha viktimat pa marrë parasysh përkatësinë e tyre, por ama nuk mund të mundet vetëm për Kosovën në të gjithë Ballkanin një gjykatë e tillë ndërkombëtare”, tha ish-kryeministri i Kosovës”, tha ish-kryeministri.

Ish-luftëtari i UÇK-së më tej tha se ekzistenca e një gjykate ndërkombëtare vetëm për Kosovën, e dëmton perspektivën e saj.

“Nuk mund të mbetet e vetmja në Ballkan. Gjykata Speciale në një mënyrë apo tjetër dëmton perspektivën e Kosovës. Deri këtu kemi arritur falë atyre bashkëkombësve që në momente të caktuara ishin në nivelin e detyrave të veta. Duhet të jemi çdo herë të bashkuar rreth vlerave të lirisë”, tha Haradinaj.

Deklarata e ish-kryeministrit u bë gjatë inaugurimit të përmendores së heroit Abdulah Tahiri në Komunën e Gjilanit. Vitin e kaluar, ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për krime gjatë luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026