PS-PD bashkojnë votat, regjistër për personat e dënuar për krime seksuale

19 Korrik 2022 | 18:17

Në mbledhjen e fundit, Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugën krijimit të një regjistri kombëtar, që do të mbaje të dhënat e personave të dënuar për krime seksuale.

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat duke i dhënë “Ok”, draftit për krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të veprave penale me natyrë seksuale.

Nismëtarja e projektligjit, deputetja e LSI Erisa Xhixho falënderoi kolegët e të dyja palëve në këtë komision, ndërsa pedagogia Iris Luarasi një nga mbështetëset e këtij propozimi njoftoi edhe nismën e radhës që do të paraqesin në Kuvend për mbrojtjen nga krimet seksuale.

“Shumë shpejt duam të sjellim kastrimin seksual. Kastrimi seksual është pilula që ul dëshirën për sulmuar seksualisht”, njoftoi Luarasi.

Projektligji për krijimin e regjistrit kombëtar të dënuar për krime seksuale do të votohet të enjten në parlament.

Kjo është hera e parë që mundësohet që të dhënat për personat e dënuar në vite për kryejnë e krimeve seksuale, të mblidhen në rang kombëtar. Përmes kësaj të dhëne do të jepet mundësia të dihet shpërndarja e këtyre personave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit. Sipas informacioneve...
15:25 | 20/07/2026

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve...
14:43 | 20/07/2026

Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka prishur dakordësinë për Komisionin e Posaçëm të...
14:04 | 20/07/2026