Përplasja Twitter-Musk, procesi gjyqësor fillon në tetor
Një gjykatë në Nju Jork vendosi që padia e ngritur ndaj miliarderit Elon Musk nga kompania Twitter të shqyrtohet në tetor.
Vendimi përbën një fitore paraprake për rrjetin social, që e depozitoi padinë pasi Musk u tërhoq nga marrëveshja për blerjen e tij për 44 miliardë euro.
Sipas vendimit, çështja do të trajtohet në një proces gjyqësor 5-ditor tetorin e ardhshëm.
Përfaqësuesit e rrjetit social deklaruan se qasja e paqartë e Musk ndaj operacionit të blerjes i shkaktoi Twitter-it dëme të shumta financiare.
Disa ditë më parë, Musk paraqiti një mocion duke kundërshtuar kërkesën e Twitter për të përshpejtuar një gjykim ndaj tij.
Avokatët e Musk, në dokumentet e depozituara në Gjykatën e Kancelarisë së Delaware, thanë se “kërkesa e pajustifikueshme” e Twitter për të nxituar çështjen e bashkimit në gjyq pas dy muajsh duhet të refuzohet.
LEXONI GJITHASHTU
Pentagoni shqyrton anulimin e vendosjes së raketave Tomahawk në Gjermani
Mes tensioneve në rritje, SHBA-të sanksionojnë presidentin kubanez dhe anëtarët e familjes së tij
Trump: Jam i gatshëm të takohem me udhëheqësin e Iranit nëse arrijnë një marrëveshje
- 08:30 Pentagoni shqyrton anulimin e vendosjes së raketave Tomahawk në Gjermani
- 08:12 Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama
- 07:57 Mes tensioneve në rritje, SHBA-të sanksionojnë presidentin kubanez dhe anëtarët e familjes së tij
- 07:51 Trump: Jam i gatshëm të takohem me udhëheqësin e Iranit nëse arrijnë një marrëveshje
- 07:43 Pas gati 7 vitesh, Xi Jinping viziton Korenë e Veriut me ftesë të Kim Jong Un
- 07:37 Zelensky i dërgon letër Putinit, i kërkon takim ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës