Spiunazh kundër muxhahedinëve, 5 ngjarjet kryesore deri në mesditë
- Spiunazh kundër muxhahedinëve, SPAK kontrolle blic në Laç dhe Lezhë
Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshitë për aktivitet spiunazhi, kundër MEK.
Së fundmi SPAK, përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.
Lexoni për më shumë: Spiunazh kundër muxhahedinëve, SPAK kontrolle blic në Laç dhe Lezhë

- Rita Ora në Tiranë më 6 shtator
Më 6 shtator Rita Ora rikthehet në Shqipëri.
Në kuadër të “Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë”, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ftuar këngëtaren të realizojë performancën e saj që do të ofrohet falas për të gjithë ata që duan ta ndjekin.
Lexoni për më shumë: Rita Ora në Tiranë më 6 shtator

- Rama u kërkon falje shqiptarëve: S’kam gabuar për të përfituar nga të tjerët
Kryeministri u kërkoi falje shqiptarëve, për gabimet të cilat është i vetëdijshëm dhe ato që ende nuk i ka kuptuar, ndërsa siguroi se s’ka bërë asnjë gabim me qëllim përfitimin në kurriz të të tjerëve.
“Nga thellësia e shpirtit ju them sot të gjithëve se kurrë s’kam qenë më i bindur dhe më i motivuar për ta merituar besimin e tyre (shqiptarëve). Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë europiane,” – u shpreh Rama.
Lexoni për më shumë: Rama u kërkon falje shqiptarëve: S’kam gabuar për të përfituar nga të tjerët

- 53 vjet nga vizita e parë e njeriut në Hënë
Sot mbushen 53 vjet që kur misioni Apollo 11 i NASA-s zbarkoi astronautët e parë amerikanë në Hënë.
Misioni Apollo 11 u komandua nga Neil Armstrong, me pilotë Edwin Aldrin dhe Michael Collins.
Lexoni për më shumë: 53 vjet nga vizita e parë e njeriut në Hënë

- Raporti i DASH: Shqipëria s’përmbush standardet për eliminimin e trafikimit
“Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.” Kështu theksohet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar një ditë më parë.
Përfshirja e zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetet shqetësim, por qeveria nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve, pavarësisht akuzave serioze, ndërsa shkarkoi një oficer policie nga posti i tij.
Lexoni për më shumë: Raporti i DASH: Shqipëria s’përmbush standardet për eliminimin e trafikimit
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta