I nxehti pushton Evropën, nga Spanja në Suedi, temperaturat shënojnë kuota rekord

25 Qershor 2020 | 19:52

Është nxehtë! Në fakt bën shumë vapë në disa zona të Evropës. Mbi 40 gradë regjistrohen në Kordoba të Spanjës. Ajri i ngrohtë i shtyrë nga Afrika po u jep spanjollëve valën e parë të të nxehtit për 2020-n.

“Dielli është shumë i fortë, unë nuk jam mësuar me vapën dhe përdorimi i maskës e bën shumë mbytëse, por është me detyrim ndaj duhet të pranojmë masat e nevojshme”, shprehet një qytetar.

Moti përvëlues nuk pritet të zgjasë shumë, por ai ka arritur deri në gadishullin Skandinav, duke thyer rekordin e temperaturave në Suedi. Grumbuj njerëzish u janë drejtuar plazheve, por a po e respektojnë distancimin social?

“Nuk besoj, mjafton të shikosh përreth, ndoshta ka pakëz hapësirë mes njëri-tjetrit, por kryesisht jo”, tha një banor.

Franca, Belgjika, por edhe Britania po shijojnë një mot të mirë, shoqëruar me disa lehtësira të bllokadës anti-Covid.

Por temperaturat e larta nuk vijnë kaq herët në stinën e verës dhe me ardhjen e diellit vijnë edhe paralajmërimet.

Njerëzit mund të preken nga Covid-19 pavarësisht nxehtësisë, ndaj duhet të mbrohen për veten dhe të tjerët duke larë duart rregullisht dhe duke ruajtur distancimin social.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026