“Objektivat shkojnë përtej Donbasit”, kërcënimi i Lavrov për Perëndimin

20 Korrik 2022 | 16:22

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se objektivat gjeografike të “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, nuk kufizohen më vetëm në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, të njohura si Donbas.

Ai nënvizon se synim i rusisë janë edhe rajonet Herson, Zaporizhja dhe një numër territoresh tjera.

“Tani gjeografia është ndryshe. Dhe nuk është vetëm Donbasi, por edhe rajonet Herson, Zaporizhja dhe një numër territoresh tjera. Procesi vazhdon me këmbëngulje”, ka deklaruar ai.

Lavrov ka shtuar se “nëse Perëndimi dërgon armë me rreze të gjatë në Kiev, synimet gjeografike të operacionit special në Ukrainë do të zgjerohen edhe më shumë”.

Një ditë më parë, administrata Biden njoftoi se Rusia po përgatitet që të aneksojë më shumë territor ukrainas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026