U bllokuan në malin e Jezercës, helikopteri i FA-së shpëton turistët nga Kosova

25 Qershor 2020 | 20:14

Një grup turistësh nga Kosova të cilët po vizitonin malin e Jezercës janë shpëtuar nga ndërhyrja e Forcave Ajrore, pasi kishim mbetur të bllokuar për disa orë.

Në operacionin e kërkim shpëtimit u angazhua një helikopter i FA-së, i cili mori në bordin e tij 6 shtetasit shqiptarë nga Kosova.

Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pas gati dy orë, turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan në Theth.

Mësohet se gjendja shëndetësore e të gjithë turistëve është e mirë. Në operacionin e Forcës Ajrore bashkëpunoi dhe Policia e Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026