Durrësi s’ka mjete motorike të licencuara në fushën e turizmit, thotë zyrtari

21 Korrik 2022 | 09:21

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Bregdetit në Durrës, Shpëtim Çiku tregoi se konkretisht në Durrës nuk ka mjete lundruese motorike që janë të licencuara në fushën e turizmit, ndryshe nga jugu që ka specifika të tjera.

Zyrtari sqaroi se në regjistrin detar nuk ka asnjë mjet të regjistruar të tipit anije, motoskaf etj, që shërben për transport turistësh.

Sa i takon sigurisë së pushuesve, Çiku u shpreh se ka nisur monitorimi dhe inspektimi i gjithë subjekteve që kanë një kontratë stacion plazhi për t’u siguruar që përmbushin gjithë kriteret.

Ai tregoi se në plazhin e madh në Durrës janë rreth 300 subjekte, një pjesë e mirë e tyre të pajisura me pikë vrojtimi, roje bregdetare dhe mjetet e duhura të shpëtimit.

Pyetur nga gazetarja Loneta Progni për një shifër të saktë, Çiku nuk deklaroi asnjë. Ai u shpreh se vetëm 10-15 për qind e subjekteve mund të mos i përmbushnin të gjitha kriteret.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje që edhe njerëzit të ndërgjegjësohen dhe t’i binden më shumë urdhrit të vrojtuesit të plazhit në mënyrë të mos rrezikojnë të futen në det kur kushtet janë të këqija.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve...
14:43 | 20/07/2026

Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka prishur dakordësinë për Komisionin e Posaçëm të...
14:04 | 20/07/2026

LIVE- Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë. Debate në seancën plenare

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para...
13:57 | 20/07/2026