Bashkëpunim ‘i pazakontë’, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bashkë në luftën ndaj COVID-19

26 Qershor 2020 | 09:42

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bashkëpunojnë në luftën ndaj virusit COVID-19, një përpjekje konkrete kjo e Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet me vendet arabe.

Gjatë një deklarate për media, Netanjahu bëri me dije se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në përballimin e krizës së Pandemisë COVID-19 ishte i mundur dhe se do të zyrtarizohej nga ministrat e shëndetësisë të të dy vendeve.

“Pas pak, ministrat e Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shtetit të Izraelit do të zyrtarizojnë bashkëpunimin në luftën ndaj COVID-19. Ky bashkëpunim do të vijë në fushën e zhvillimeve teknologjike dhe në ato fusha që do të përmirësojnë sigurinë shëndetësore në të gjithë rajonin.

Këto janë rezultatet e komunikimeve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit dhe do të sjellë zhvillime pozitive për të gjithë rajonin. Sa më të larta të jenë qellimet tona, aq më të lehtë do ta kemi të sjellim miqtë tanë më afër njëri tjetrit”, tha z. Netanjahu.

Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara nuk ka komentuar ende mbi këtë bashkëpunim, i cili do të vinte në një kohë kur vendet arabe kanë kundërshtuar hapur planet e Izraelit për të aneksuar pjesë të territorit palestinez, një plan ky i mbikëqyrur dhe miratuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht Izraeli nuk ka marrëdhënie diplomatike me vendet arabe në Gjirin Persik, por shqetësimet e përbashkëta mbi influencën në rritje të Iranit kanë sjellë një përmirësim të marrëdhënieve midis këtyre vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026