Deputeti konservator britanik Alex Shelbrooke përshëndet modelin e PD për përzgjedhjen e deputetëve

26 Qershor 2020 | 12:49

Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, Alex Shelbrooke, ka përshëndetur procesin e brendshëm zgjedhor, që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme.

Siç njofton zyra e shtypit të PD-së, z.Shelbrooke ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve, të cilin selia blu e cilëson si hap të rëndësishëm.

“Puna që  bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”, thekson ai.

Gjithashtu edhe Fondacioni Westminister ka përshëndetur krijimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve brenda Partisë Demokratike. 

Me një shënim në rrjetin social “Instagram”, ky fondacion shprehet  krenar që ndihmoi në inicimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për një parti politike, ndërsa besojnë se ky proces do të ndiqet edhe në partitë e tjera në Shqipëri dhe rajon.

“Partia Demokratike e  Shqipërisë njoftoi dje se po krijojnë  një Komision  të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën e tyre partiake është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurrues dhe meritokratik. Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap  rrugën  për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model”,  thuhet në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit në Partinë Demokratike.

Po ashtu, edhe drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Thibauld Muzeurges, shprehu konsideratën e tij për procesin zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr brenda radhëve të saj..

“Dje,@lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm  në zgjedhjen e kandidatëve për  të  partisë  në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin”, thekson ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026