Policia arreston një të dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës

26 Qershor 2020 | 13:23

Policia arrestoi të premten një vajzë, të cilën e akuzon se bashkëpunoi në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë tre javë më parë.

Vajza, 26 vjeçe, dyshohet se mund të ketë ndihmuar autorët për të mbërritur te shënjestra e tyre.

Ajo mendohet të ketë dhënë informacione për lëvizjet e Billës pasi ka pasur njohje të afërta me të.

Autoritetet kanë tashmë 3 persona të arrestuar, Viktor Markun, Sebastian Malin dhe vajzën me inicialet A.L, e cila i ka mohuar akuzat.

Billa, 40 vjeç, u vra më 11 qershor në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Të dyshuarit për vrasjen e tij e ngarkonin me përgjegjësi për vrasjen e Prel Markut në Angli në vitin 2006.

 

Lexoni gjithashtu:

VIDEO| Skema e atentatit, ndjekja dhe precizioni i qitësit pasagjer në mjetin e autorëve

Ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës, Policia vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar

Burg për atentatorin e Hekuran Billës, 22-vjeçari mohon akuzën në Gjykatën e Tiranës

Arrestohet i kërkuari i dytë për vrasjen e Hekuran Billës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026