Largim nga puna pa motivacion, punonjës të hekurudhës në Durrës në protestë

21 Korrik 2022 | 21:22

Përmes një shkrese, drejtuesit e hekurudhës së Durrësit kanë njoftuar punëtorët për shkurtimin e vendeve të punës.

Ky vendim është marrë më datë 1 korrik, por u është komunikuar punonjësve 12 ditë më vonë, më datë 13.

Prandaj ata protestuan përpara drejtorisë qendrore. Teksa i druheshin ndonjë mase, punëtorët e linjave të hekurta refuzuan të prononcoheshin për mediat.

Jashtë kamerave, ata thanë se kanë dërguar ankesat në drejtori lidhur me arsyet e shkarkimit, mirëpo ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Në vend të kësaj përgjigjeje, drejtoria i delegon nga njëra zyrë në tjetrën.

“Euronews Albania” tentoi të komunikonte me drejtorin Gentjan Liko, por ky i fundit, jo vetëm që nuk pranoi të intervistohej, por nuk lejoi as hyrjen e kamerës brenda territorit të drejtorisë.

Aktualisht e vetmja linjë funksionale në HSH është ajo e Shkodër-Lezhë-Milot-Gjormë. Në ditë normale ajo shërben për transport mallrash, ndërsa gjatë 13 të Martave të Shna Ndout, transporton edhe pasagjerë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit. Sipas informacioneve...
15:25 | 20/07/2026

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve...
14:43 | 20/07/2026

Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka prishur dakordësinë për Komisionin e Posaçëm të...
14:04 | 20/07/2026