Inteligjenca britanike: Rusia do ta ketë të vështirë të vazhdojë luftën
Shefi britanik i inteligjencës, Richard Moore është shprehur se Rusia do ta ketë të vështirë që të vazhdojë fushatën ushtarake, dhe Ukraina mund të aktivizohet në kundërsulm.
Sipas tij, Rusia është përballur me humbje tepër të rëndësishme në synimet e saj fillestare të luftës në Ukrainë, siç janë: rrëzimi i presidentit Volodimir Zelenski, kontrollimi i Kievit dhe prishja e unitetit brenda Perëndimit.
Ai ka thënë se fitoret që ka shënuar së fundi Rusia janë “të vogla” dhe se ky shtet rrezikon të humbë energjinë.
“Vlerësimi ynë është se rusët do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë fuqi punëtore dhe materiale gjatë javëve të ardhshme”, theksoi Moore.
Bashkimi Evropian ka vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se “sanksionet e përforcuara dhe të zgjatura të BE-së kundër Kremlinit” dërgojnë “një sinjal të fortë për Moskën”.
Detajet e sanksioneve janë ende të paqarta pasi ato ende duhet të postohen në gazetën zyrtare të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid