Më shumë njerëz mund të përdorin droga prej pandemisë, paralajmëron raporti i OKB

26 Qershor 2020 | 17:05

Pandemia e COVID-19 mund të çojë në një shtim të përdorimit të drogës dhe trafikimit të saj, si dhe rrit rrezikun që përdoruesit e narkotikëve, paralajmëroi këtë javë një raport i OKB.

Agjencia e krimit dhe drogave (UNODC) pranë organizatës tha se Raporti Botëror i Drogës 2020 tregon që papunësia në rritje dhe mundësitë më të pakta të shkaktuara nga COVID-19 gjithashtu kanë gjasa të ndikojnë në mënyrë më të pabalancuar tek më të varfrit, teksa njerëzit do të shtojnë përdorimin e drogave me injektim dhe atyre më të lira. 

“Kriza e COVID-19 dhe goditja e saj në ekonomi kërcënon të rrisë rreziqet nga drogat edhe më shumë, në një kohë kur sistemet tona shëndetësore janë në vështirësi funksionimi dhe shoqëritë po përpiqen shumë për të përballuar sfidën,” deklaroi Drejtorja Ekzekutive e UNODC, Ghada Waly.

Agjencia tha se mund të nxirren mësime nga kriza financiare e vitit 2008 dhe se përdorimi i drogave po rritej në “nivel alarmues”.

Raporti, që u fokusua tek përdorimi i drogave deri në vitin 2019, zbuloi se në shkallë globale 269 milionë njerëz përdorin droga deri në vitin 2018, shifër kjo 30% më e lartë se nga viti 2009 që pasoi krizën financiare.

Mësohet se rreth 35 milionë persona vuajnë nga çrregullimet si pasojë e përdorimit të drogës.

Kanabisi ishte substanca më e përdorur në vitin 2018, por opioidët ishin më të dëmshmit, ku numri i vdekjeve të lidhura me të u rrit në 71% dekadën e fundit.

Adoleshentët dhe të rinjtë ishin mes përdoruesve më të mëdhenj të drogave.

Raporti paralajmëroi se të rinjtë ishin gjithashtu më të rrezikuar ndaj pasojave, pasi ata përdorin sasi të mëdha dhe truri i tyre është ende në zhvillim.

Mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë çoi në sasi më të ulëta droge të disponueshme në rrugë, sipas raportit, gjë që rriti çmimet dhe pakësoi pastërtinë e drogave.

 

Lexoni gjithashtu

Kultivimi i kanabisit, Shqipëria e 6-a në Evropë; e dyta për trafikimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026