Ura që lidh shtetet baltike, projekti kushton 64 milionë euro
Një shenjë rrugore në lumin Lituanez, Neris shënon fillimin e punimeve për ndërtimin e urës më të gjatë hekurudhore që lidh shtetet baltike.
Ky projekt është pjesë e lidhjes së ardhshme hekurudhore evropiane Rail Baltica, e cila do të kalojë nga Varshava përmes Kaunas dhe Riga në Talin – një lidhje edhe me Helsinki nëpërmjet tragetit ose tunelit Helsinki-Tallinn.
Shtetet anëtare të BE-së, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Finlanda janë pjesë e tij .
Në ceremoninë e inaugurimit, kryeministrja e Lituanisë theksoi rëndësinë ekonomike, gjeopolitike dhe ushtarake të projektit.
“Çdo urë e re është një shpresë dhe një mundësi e re. Është një hapje e re. Është një kujtesë se edhe në kohë lufte bota duhet të kërkojë kreativitet dhe zgjidhje kreative,” – tha Ingrida Simonyte.
Ura hekurudhore 1510 metra mbi lumin Neris është një strukturë teknikisht komplekse në mes të një rezervati natyror.
Rail Baltica është planifikuar të funksionojë në vitin 2026.
Në sfondin e luftës në Ukrainë, lidhja hekurudhore është e një rëndësie strategjike për të rritur lëvizshmërinë ushtarake në rajonin e Balltikut dhe për të afruar vendet anëtarë te Nato-s.
Projekti kap vlerën 64 milionë euro dhe është një nga strukturat teknikisht më komplekse të projektit Rail Baltica.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale