Akuzat e Speciales, Fatmir Limaj thirrje politikës: T’i lëmë inatet dhe veprimet emocionale
Kryetari i Nismës Socialdekokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojnë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse.
Limaj ka thënë se deklarata e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor 2020, nëpërmjet së cilës njoftohej opinioni publik se kjo Prokurori kishte dorëzuar një aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare, emrat e të cilëve nuk përmenden, ka shkaktuar shqetësime të mëdha të qytetarët e Kosovës.
Limaj pas këtyre shqetësimeve ka reaguar me anë të një deklarate për mediat, ndërsa apelon që palët politike duhet të sillen me zgjuarsi përballë kësaj situate që ai e konsideron si të “vështirë për shtetin e Kosovës”.
Është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojmë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Limajt.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania