COVID, Mjeku Tritan Kalo apel qytetarëve: Mos bini pre e teorive konspirative

27 Qershor 2020 | 06:49

Mjeku i njohur, Tritan Kalo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e teorive konspirative që pretendojnë se coranavirus nuk ekziston. Ai thotë se COVID-19 është sëmundje dhe duhet marrë sa më seriozisht.

“Mos vijoni të bëheni pre e idiotësirave të mos ekzistencës së sars-cov2/covid-19. Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me dy kuptimshmëri njëthelbësore, e cila duhet marrë sa më seriozisht…..corona-virus = virus me kurorë mbi kokën e tij, por edhe mbi kokën tonë nëse largohemi nga kjo jetë e nuk u tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë”, bën thirrje Kalo.

Mjeku thotë se, duhet të bëjmë kujdes ndaj këtij infeksioni që merr jetë njerëzish, sepse prek çdo moshë dhe për pasojë mund t’i marrë jetën cilitdo prej tyre.

“Flas nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1 / shërbimin e sëmundjeve infektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion. Durimi dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për t’u përballur me këtë sfidë….mirëkuptimi dhe mirëbesimi reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarë botërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse janë dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale”, bën thirrje Kalo.

“Mos e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejf mbetje jo thelbësore, vlerësimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetë sakrifikimit të mantelbardhëve, infermierëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shëndetin dhe jetët tuaja. Bashkë dhe vetëm bashkë do mundemi me siguri të mbërrijmë në fund të tunelit pak sa të gjatë, por ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë sars-cov2/covid-19 vijon të ndrijë”, përfundon mjeku i njohur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026