Regjistri për krimet seksuale, të dhënat e çdo pedofili do jenë të aksesueshme
Tashmë të gjithë kriminelët, të akuzuar për krime seksuale, ngacmime ndaj të miturve, do të figurojnë në regjistrin kombëtar të krimeve seksuale. Projektligji u miratua në Kuvend me 125 vota pro.
Ndërtimi i kësaj platforme, ka për qëllim mbrotjen e viktimave, duke mbajtur në monitorim pedofilët, e për të parandaluar një krim tjetër.
“Publiku tashmë do të ketë akses në këtë regjistër të krimeve seksuale. Për ata që kanë kryr krime seksuale duhet të jemi të gjithë për të qënë të kujdeshëm për të ruajtur fëmijët tanë. Të githë ata që janë predator seksuale ka ardhur momenti që të dridhen, ta pyesin veten mirë nëse do donin që emri i tyre të ekzistonte në këtë regjistër, për gjithë jetën”, tha Iris Luarasi, nga qendra “Linja e Këshillimit për gra dhe vajza.”
Në këtë regjistër të krimeve seksuale do të regjistrohen edhe ata autorë, që e kanë kryer dënimin. Jo vetëm shtetas shqiptarë por dhe të huaj që janë në territorin e republikës.
“Është menduar që të funksionojë përmes e-albania. Secili nga ne ka një mundësi për të aksesaur protalin dhe regjistri do të jete pjesë e protalit kjo na siguron edhe pjesën e për policinë, pasi cdo sulm ndaj një njeriu pa asnjë arsyje. Pasi do të ruhet të dhënat kush është personi që ka hyrë dhe ka kërkuar”, sipas Luarasit.
Vetëm gjatë vitit 2021 më shumë se 2,300 fëmijë në rrezik janë mbështetur nga programet e mbrojtjes sociale, ndërkohë që më shumë se 70 fëmijë janë marrë në mbrojtje.
Nga 1 janar 2019 – 1 qershor 2020, 66 fëmije kanë rënë viktime e ngacmimit dhe e dhunës seksuale nga persona të afërt dhe nga familajre. Tre prej tyre, vajza, kanë kryer vetvrasje.
Projektligji për “Regjistrin Kombëtar të Dënuarve për Krime Seksuale” u mor si nismë nga 28 organizata të shoqërisë civile. Ata mbodhën mbi 20 mijë firma nga qytetarë që mbështesinin këtë nismë.
LEXONI GJITHASHTU
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi