I plagosuri në Laç miku i Ervis Martinaj, lidhja me atenatin e Fushë-Krujës

22 Korrik 2022 | 22:05

Atentati i ndodhur mbrëmjen e së premtes në Laç ku mbeti i vdekur Klisman Preçi dhe i plagosur Ylli Brahimi, dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës.

Kjo për shkak se një prej shënjestrave të atentatit të sotëm, Ylli Brahimi njihej si krah dhe lidhje e Ervis Martinaj.

Tre persona kanë mbetur të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e së dielës.

Viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjestarë të grupit kriminal të Ervis Martinaj.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për vepren penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtja pa leje’.

Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, ishte lidhje e afërt shoqërore  e Brilant Martinajt dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Arbër Hoxha, 34 vjec, nga Fushë-Kuqe, ishte lidhje e afert shoqërore e Brilant Martinajt dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në tokat e fshatit Rromës të Mallakastrës. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë përfshirë dhe djegur toka...
14:04 | 23/07/2026

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale vjedhja. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi...
13:39 | 23/07/2026