Simbolet politike përfshijnë ndeshjen Francë-Turqi

14 Tetor 2019 | 15:51

Ndeshja e zhvilluar ditёn e hёnё mes Turqisё dhe Francёs, ёshtё shoqёruar nga polemika tё fuqishme, para, gjatё dhe pas saj.

Lojtarёt turq pas shёnimit tё golit tё barazimit nga Ayhan, festuan golin e barazimit me pёrshёndetje ushtarake duke iua dedikuar golin ushtarёve turq nё Siri.

Ky veprim ngjalli reagime tё shumta si nё Francё ashtu edhe nё Turqi.

Njё veprim tё ngjashёm ata e kishin bёrё edhe gjatё ndeshjes me Shqipёrinё, që më pas nxiti fillimin e një fushatё të gjerё pёr anulimin e kёsaj ndeshje. Ndёrkohё UEFA ka premtuar se do ta studiojё me kujdes çёshtjen.

“Falenderoj trupat tonё tё mbrojtjes pёr ruajtjen e rendit nё stadium. Por lojtarёt turq festuan golin me anё tё njё pёrshёndetje ushtarake, njё gjё aspak sportive. Unё i kёrkoj UEFA-s tё japё njё dёnim ekzemplar’’,- shkroi në Twitter ministrja franceze e Rinisё dhe Sportit, Roxana Maracineanu.

Në Turqi, njё veprim i tillё nxiti valё tё fuqishme krenarie mes popullsisё sё thjeshtё dhe liderёve tё vendit.

Ministri turk i Rinisё dhe Sporteve Mehmet Kasapoglu falenderoi skuadrën kombëtare për ngritjen e moralit dhe shtoi ndër të tjera se turqia është ndërgjegja e botës.

Tashmё mbetet pёr tё parё se çfarё vendimi do tё marrё UEFA, por qё duhet njё ndёrhyrje e menjёhershme pёr tё ndarё futbollin nga politika.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026