50 vite nga krijimi i një prej eventeve muzikore më jetëgjata
Në 1970, fermeri metodist Michael Eavis hapi fermën e tij prej 150 hektarësh që afro 1.500 persona të dëgjonin muzikë pop dhe folk.
Në atë kohë, ai nuk e dinte që ky do të ishte fillimi i një prej festivaleve më jetëgjatë dhe më të njohur të muzikës dhe artit në botë.
Përgjatë viteve, emra si David Bowie, Amy Whinehouse, Radiohead, Coldplay dhe The White Stripes janë vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për aktet që kanë performuar në Glastonbury.
Gjatë të njëjtës periudhë, festivali gjithashtu është kthyer në reflektim të klimës shoqërore dhe politike, si dhe e muzikës së kohës.
Në 2002, kur e ardhmja e festivalit ishte në dyshim, themeluesi dhe organizatori i saj Eavis kërkoi një regjistrim të të gjitha viteve kur Glastonbury ishte zhvilluar, për ta pasur si kujtim në rast se ai do të ishte viti i fundit i festivalit.
Ajo që rezultoi ishte filmi “Glastonbury”, me regjisor Julien Temple.
I njohur për kohën me shi dhe baltë, vendi i zhvillimit të festivalit u përmbyt në 2005. U desh ndërhyrja e traktorëve për të nxjerrë rreth 40.000 makina të zhytura në baltë, ndërkohë që më shumë se 120.000 persona të pranishëm në festival u lënduan.
Në 2008, Jay-Z ishte i pari artist i hip-hopit i cili hapi festivalin, që tradicionalisht është konsideruar një event i muzikës rock.
Në 40-vjetorin e festivalit në 2010, fansat e zhgënjyer të Anglisë panë skuadrën e tyre të mundej 4-1 nga Gjermania në Kampionatin Botëror. Me moton “Shfaqja duhet të vazhdojë”, pjesëmarrësit e hodhën pas shijen e hidhur të humbjes dhe shijuan festivalin.
Por si shumë eventimente të tjera, festivali i këtij viti u anulua për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Disa prej artistëve kryesorë që kanë performuar ndër vite në këtë festival janë Paul McCartney, Bruce Springsteen, the Rolling Stones, Metallica, U2, Arctic Monkeys, Coldplay, Adele, Beyonce, Lady Gaga etj.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh