Rekord infeksionesh në SHBA, 2.5 milionë të prekur me COVID-19, valë e re pandemie edhe në Indi

28 Qershor 2020 | 07:04

Shtetet e Bashkuara kaluan kuotën e 2.5 milionë rasteve me COVID-19, një rekord ky i llogaritur nga Universiteti Johns Hopkins, që e bën Amerikën vendin më të goditur në botë.

Ditën e shtunë Florida raportoi një rekord prej 9 mijë e 585 rastesh në 24 orë, teksa infeksionet arritën kulmin. Rihapja e shpejtë e shtetit bëri që grupe të rinjsh të popullonin plazhe, bare dhe restorante.

Janë kryesisht shtetet në jug dhe perëndim të Amerikës që kanë parë një rritje të fortë të rasteve me COVID. Për pasojë, Florida dhe Teksasi do të rikthejnë kufizimet.

Edhe India ka regjistruar një valë të re pandemie, me kryeqytetin Nju Delhi që mbetet më i prekuri në vend. Mbi 500 mijë raste u regjistruan në rang kombëtar, duke detyruar autoritetet të shtojnë përpjejet për të frenuar epideminë.

Zyrtarët vendas thanë se 15 mijë e 685 persona kanë vdekur deri tani, pasi 385 vdekje të reja u regjistruan në 24 orët e fundit.

Piku i pandemisë në Indi nuk ka ardhur ende dhe ekspertët thonë se numri i rasteve mund të kalojë 1 milion përpara fundit të korrikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026