Ambasadori italian: Kosovës mund t’i liberalizohen vizat gjatë presidencës çeke
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu është optimist se nën presidencën çeke të Bashkimit Evropian do të jepet hapi i parë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
De Riu ka rikthesuar mbështetjen e Italisë për liberalizimin e vizave dhe për dialogun me Serbinë.
“Qëndrimi i Italisë për liberalizimin e vizave është i qartë që nga fillimi. Italia përkrah liberalizimin e vizave edhe ngase Kosova ka mbet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet kësaj disipline.
Qytetarët kosovarë e njohin edhe natyrën e procedurave brenda BE-së, por sigurisht e dinë se Italia do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Kosovës me partnerët evropian, Shpresojmë se me presidencën çeke, do të mund të jepet një hap i parë i rëndësishëm për të nisur këtë proces, fatkeqësisht deri më tani të bllokuar”, u shpreh diplomati.
Lidhur me bashkëpunimin Itali-Kosovë, ambasadori De Riu, u shpreh se duhet të thellohet më tej.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë