‘Për hajër’, Rama uron presidentin e ri

24 Korrik 2022 | 22:04

Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook nga ceremonia e botimit të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në mbishkrimin e fotove thuhej “Për hajër”. Kaq shkurt ka zgjedhur Rama të urojë presidencën e re.

Bajram Begaj është kandidati që Partia Socialiste propozoi për president në 4 qershor. Në Kuvend, Begaj mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër për t’u zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë.

Begaj, i cili ka një karrierë më shumë se 30 vjeçare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej vitit 2020 shërben në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026