Testi i Macron, presidenti francez rrezikon dështimin në zgjedhjet vendore

28 Qershor 2020 | 13:29

Presidenti Emmanuel Macron votoi të dielën në njësinë e tij bashkiake, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, i vonuar për shkak të koronavirusit.

Procesi elektoral është një test afatmesëm për Macron dhe partinë e tij në pushtet, që mund të dështojë të marrë qoftë një qytet të madh.

Vite më parë, Macron kishte shpresuar se zgjedhjet lokale do të ndihmonin të afirmonin partinë e tij të re në qytetet në mbarë Francën, përfshirë Parisin, në përpjekje për të siguruar rizgjedhjen në vitin 2022. Por së fundmi kandidatët e presidentit kanë zhgënjyer pritshmëritë.

I zgjedhuri i parë i Macron për Parisin u detyrua të tërhiqej për shkak të një skandali seksual, duke i lënë presidentit ish-ministrin e Shëndetësisë të hyjë në garë vetëm një muaj para raundit të parë.

Parisi ka të ngjarë të mos jetë i vetmi zhgënjim për Macron. Të Gjelbërit parashikohet të fitojnë në qytete si Lioni, Marseja dhe Bordoja, në disa raste në aleancë me të majtën, duke krijuar atmosferën që i dhanë jetë në zgjedhjet evropiane të 2019-s.

Në Perpinjo, partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen ka gjasa të marrë kontrollin e qytetit të parë të saj, me një popullësi prej 100 mijë banorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026