Rindërtimi pas tërmetit, Edi Rama: Janë hapur 33 kantiere, puna vijon edhe në korrik
Kur kanë kaluar 7 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht po punohet në 33 kantiere të hapura me programin e rindërtimit.
Puna është fokusuar tek rindërtimi i shkollave dhe është hapur kantieri i parë i rindërtimit të lagjeve në zonën e Fushë-Krujës. Numri një i qeverisë thotë se javën dhe gjatë gjithë korrikut do të fillojë rindërtimi i banesave individuale.
“Sot punohet në 33 kantiere shkollash të reja në zonat e prekura nga tërmeti dhe në kantierin e parë të lagjeve të reja të banimit (Fushë-Krujë), ku po ndërtohet infrastruktura nëntokësore. Javën e ardhshme e gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale”, shkroi Rama.
Gjithashtu kryeministri njoftoi se ka nisur asfaltimi i by pass-it të Vlorës, i cili pritet të jetë një lehtësi mjaft e madhe për pushuesit duke qenë se pak ditë më parë përfundoi edhe bypass-i i Fierit.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi