Goditet rrjeti i klandestinëve, 5 në pranga dhe 17 emigrantë të ndaluar në kufirin me Greqinë
Operacioni policor i koduar “Perimetri” çoi në arrestimin e 5 personave që ndihmonin emigrantët ilegalë të kalonin nga Greqia në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.
Gjatë aksionit u bllokuan edhe 17 shtetas nga vendet e treta, që po transportoheshin kundrejt pagesës në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se pagesat variojnë nga 200 deri në 400 euro.
Ajo çfarë bie në sy është se trafikantët e ndaluar janë jo vetëm nga zonat kufitare por edhe nga qytete të tjera të vendit.
Shtimi gjithmonë më shumë i numrit të klandestinëve ka bërë që policia të hartojë një plan masash për goditjen e fenomenit.
Euronews Albania ka pasqyruar në vazhdimësi problemin e emigrantëve ilegalë që kanë “pushtuar” Shqipërinë, ku vetëm në vitin 2019 janë regjistruar gati 12 mijë shtetas nga vendet e lindjes së mesme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet