Akuzat e Speciales për krime lufte, Hashim Thaçi jep tjetër mesazh nga vendlindja e tij

28 Qershor 2020 | 19:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot kishte planifikuar të mbante një fjalim pas akuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë për krime lufte, por zyra e tij njoftoi se ky  komunikimi do të mbahet nesër në mbrëmjen në orën 20:00.

Pavarësisht se nuk ka folur konkretisht për aktakuzën, kreu i shtetit nuk ka qëndruar aspak pasiv, por ka përcjellë mesazhe të koduara. Njëri prej këtyre mesazheve, ka qenë ai i publikimit të fotos në “Facebook” me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti Thaçi këtë të diel ka zgjedhur ta kalojë në vendlindje në Burojë të Skënderajt, nën shoqërinë e dy prindërve të tij.

“Në vendlindje, me prindërit”, shkruan Thaçi. 

Publikimi i aktakuzës së Zyrës së Prokurorisë Speciale për Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin, prodhoi zhvillime të papritura, madje ky akt çoi në shtyrjen e takimit për dialogun me Serbinë, i cili ishte planifikuar të mbahej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Thaçi mbrëmjen e të hënës pritet të vendosë nëse do largohet nga posti i presidentit apo do të qëndrojë në krye të shtetit, përkundër zhvillimeve të fundit mbi aktakuzat e Speciales, të cilat janë kritikuar nga shumë veteranë lufte, politikanë dhe qytetarë.

Lexoni gjithashtu: 

Reagon për herë të parë Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Zyra e Thaçit: EULEX-i nuk ka më mandat për të qëndruar në Kosovë

Haradinaj: Gjykata Speciale dëmton perspektivën e Kosovës

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, veteranët e UÇK-së kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës

Akuzat për Thaçin e Veselin, Rama: Po hidhet baltë në krejt shqiptarinë, Serbia ishte agresori

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026