Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës rezulton pozitive me COVID-19
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nënkryetarja e bashkisë së Shkodrës është konfirmuar pozitive me COVID-19.
Disa punonjësve të tjerë të institucionit që kanë pasur kontakte me të po iu bëhen tamponë, por burime të Euronews Albania konfirmojnë se bëhet fjalë dhe për një tjetër punonjës të bashkisë së Shkodrës të infektuar me COVID-19
Mësohet se nënkryetarja e bashkisë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetizoluar në shtëpinë e saj.
Prej disa ditësh Shkodra shënon shifra të larta të rasteve me COVID-19, ndërkohë që 7 persona kanë humbur jetën në këtë qytet që nga fillimi i pandemisë.
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi që nga nisja e epidemisë ka kërkuar vazhdimisht shtim të numrit të testimeve, veçanërisht për grupet më të ekspozuara ndaj riskut, si bluzat e bardha, policinë e shtetit dhe punonjës të institucioneve që kanë më shumë kontakt me publikun.
Lexoni gjithashtu:
64 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, humbin jetën edhe 2 persona
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet