Mandati i Putin, shumica e rusëve mbështesin ndryshimet kushtetuese

29 Qershor 2020 | 11:00

Sondazhet e kryera nga organet shtetërore në Rusi tregojnë se 76 për qind e Rusëve kanë votuar deri tani në mbështetje të reformave që i lejojnë presidentit Vladimir Putin të zgjasë pushtetin e tij deri në 2036-n.

Votimi mbarëkombëtar për reformat kushtetuese nisi më 25 korrik dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, si një masë kjo për të parandaluar infektimin nga koronavirusi.

Nëse aprovohen, ndryshimet do t’i lejojnë Putin të garojë dy herë për president pas përfundimit të mandatit aktual, që skadon në 2024-n.

Sondazhet thonë se 76 për qind e atyre që kanë votuar deri më tani kanë mbështetur reformat dhe se 23.6 për qind, që kanë pranuar të intervistohen pasi kanë votuar, kanë deklaruar se kanë votuar kundër.

Sondazhet kanë përfshirë 163 mijë e 124 votues në 800 qendra votimi në 25 rajone të Rusisë.

Rezultatet janë në linjë me parashikimet e kryera para votimit. Ndërkohë, kritikët e Kremlinit thonë se votimi ishte një mashtrim dhe se rezultati do të manipulohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026