Rama në Kosovë, quan akuzat ndaj Thaçit ‘fletë-rrufe speciale’

29 Qershor 2020 | 10:56

Kryeministri Edi Rama konfirmoi mesditën e së hënës se ka udhëtuar drejt Prishtinës për të “dëgjuar dhe mësuar” më shumë rreth akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter Rama i cilësoi “fletë-rrufe speciale” akuzat, që sipas tij “do të hyjnë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë”.

“Në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike!” – shkroi Rama në Facebook.

Siç ka raportuar më herët Euronews Albania, kryeministri Rama ndodhet në Kosovë për një vizitë dyditore atje, ku do të takojë udhëheqësit politikë të vendit për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas akuzave të ngritura ndaj Thaçit, por edhe rreth dialogut me Serbinë.

Rama do të takohet fillimisht me kreun e Nismës, Fatmir Limajn, më pas me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në mbrëmje Rama do të takojë edhe Presidentin Thaçi, përpara se ky i fundit të mbajë një konferencë për shtyp.

Ditën e martë, takimet e radhës parashikohen me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Takim pritet të zhvillohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, ndërsa mbetet e pakonfirmuar nëse do të ketë apo jo takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ndaj Haradinajt, Rama ka nisur një padi për shpifje në gjykatën e Prishtinës, pikërisht rreth pretendimeve se ai ka qenë “pro” dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Vizita e Ramës vjen në një kohë kur javën e shkuar ishte parashikuar të zhvillohej në Shtëpinë e Bardhë një takim mes përfaqësuesve të lartë të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo akuzat e ngritura ndaj Thaçit bënë që ky takim të shtyhej.

Prokuroria Speciale njoftoi javën e shkuar se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës “për rreth 100 vrasje gjatë dhe pas luftës së Kosovës” dhe se janë munduar që përmes pushtetit të tyre “të ndikojnë në hetime”.

Gjatë javës së shkuar, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ishte në Uashington ku zhvilloi takime me përfaqësuesin e posaçëm për dialogun, Richard Grenell, dhe dy përfaqësuesit e lartë të politikës së jashtme amerikane për rajonin, Philip Reeker dhe Matthew Palmer.

Vizita e Ramës në Prishtinë lë të kuptohet se temë e diskutimeve do të jetë medoemos edhe çështja e dialogut.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama vizitë dyditore në Kosovë, temë e takimeve dialogu dhe situata politike pas akuzave ndaj Thaçit

Akuzat për Thaçin e Veselin, Rama: Po hidhet baltë në krejt shqiptarinë, Serbia ishte agresori

Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në një tryezë faktorin shqiptar

Cakaj takime me Reeker dhe Palmer: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA të patjetërsueshme

Cakaj takon Grenell në Uashington: S’ka plane për ndarjen e Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026