Resortet bosh në Rumani, qytetarët braktisin plazhin nga çmimet e larta

27 Korrik 2022 | 07:36

Si mund të vritet turizmin në një vit në një nga resortet më të famshme rumune?

Kufizohet aksesi, rriten çmimet dhe zëvendësohet me guaska aty ku dikur ishte një plazh i famshëm me rërë të bardhë.

Ky që shihni në pamje është bregdeti rumun në vitin 2021, ndërsa sot është shndërruar në një plazh të shkretuar.

“Parkingu kushton 100 lei në ditë, janë shumë. Me këto para mund të merrni pije apo ushqim në plazh”, shprehet një turist.

Pronarët e hoteleve ankohen se reagimi i turistëve është i menjëhershëm, ndërsa ministri i Turizmit po inkurajon rumunët të mos heqin dorë nga planet e tyre të pushimeve.

“Reagimi është i menjëhershëm, na vjen keq, menduam se po planifikonim më mirë pushimet tona, është një gjë shumë e rëndësishme për ne dhe preferojmë të shkojmë në një vend ku nuk paguajmë për parkim”, tregon për media një pronare hoteli.

Danieli punon në Gjermani dhe erdhi në Mamaia me gruan dhe dy fëmijët e tij. Ai ka parashikuar 5000 lei për një pushim 4-ditor. Shumica e parave shkuan për ushqime dhe ëmbëlsira për fëmijët.

Disa njerëz duhet të punojnë dy muaj për 5 mijë lei, është e vështirë shprehet Daniel.

Vetëm pak para drekës , Dana dhe Andrei nga Bukureshi ishin të vetmit turistë në këtë restorant.

“Është hera e parë që e shoh bosh, më parë ishte e vështirë të gjeje një tavolinë, këtë vit është ndryshe”, thotë Dana.

Për Andrei kjo situatë është e trishtueshme pasi nuk ke mundësi të njohësh njerëz të rinj.

Në kërkim të një zgjidhjeje, hotelierët që deri vonë ofronin vetëm fjetje me mëngjes, tashmë kanë kaluar në paketa all inclusive, me parking, shezlonge dhe çadra në çmimin e akomodimit. Çmimet shkojnë nga 70 euro nata, deri në 400.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026