Të drejtat e grave në Afganistan, OKB: Talebanët zhdukën barazinë gjinore

27 Korrik 2022 | 07:44

Të drejtat e grave në Afganistan, të cilat dikur konsideroheshin të kërcënuara, tani janë zhdukur. Sipas përfaqësuesve të OKB-së është ky realiteti në vendin e kontrolluar nga talebanët.

Alison Davidian tha se dekada punë dhe zhvillim në barazinë gjinore dhe të drejtat e grave janë zhdukur në pak muaj.

“Afganistani është i vetmi vend në  botë ku vajzat ndalohet të shkojnë në shkollë. Gratë kufizohet të punojnë jashtë shtëpisë duke përjashtuar pak sektorë. Nuk ka asnjë grua në kabinetin qeveritar, nuk ka Ministri për Çështjet e Grave, duke hequr efektivisht të drejtën e tyre për pjesëmarrje politike”, thotë Alison Davidian, zëvendës përfaqësuesja e OKB-së në Afganistan.

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në gusht të vitit të kaluar, pasi forcat e SHBA-së dhe NATO-s u tërhoqën, udhëheqësit e saj premtuan një qeveri gjithëpërfshirëse, por në të ende mungojnë gratë.

Dhe kufizimet e reja po frenojnë jetën e vajzave çdo ditë.

“Grave u kërkohet të kenë një shoqërues burrë kur udhëtojnë më shumë se 78 kilometra dhe gjithashtu u kërkohet të mbulojnë fytyrat në publik. Të kombinuara, këto masa kufizojnë aftësinë e grave për të fituar jetesën, për të pasur akses në shëndet dhe arsimim, për t’i shpëtuar situatave të dhunës dhe për të ushtruar të drejtat e tyre”, shprehet përfaqësuesja e OKB.

OKB thotë se situata është një kambanë alarmi për botën se sa të brishta mund të jenë të drejtat gjinore.

Talebanët shumë shpejt mbushin vitin që kanë marrë pushtetin. Megjithatë, asnjë vend nuk e ka njohur ende qeverinë e grupit të linjës së ashpër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026