Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg Armando Koçerrin, pjesë e grupit “Habilaj”
Gjykata e Posaçme ka dënuar me dhjetë vite burg Armando Koçerrin, i njohur ndryshe si financieri i grupit kriminal “Habilaj”. Autoritet policore tre vite më parë në shtëpinë e të dënuarit, në Babicë të Vlorës gjetën dhe sekuestruan rreth 4 tonë kanabis.
Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina raporton se Armando Koçerri ka përfituar ulje të dënimit nga 15-10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai fillimisht u gjykua si pjesë e grupit të “Habilajve” por çështja e tij u veçua. Siç bën të ditur gazetari Zhabina, aktualisht në Gjykatën e Posaçme vazhdon procesi gjyqësor për pjesën tjetër të grupit të “Habilajve”.
Sipas prokurorisë me këtë grup ka bashkëpunuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit pritet të rigjykohet edhe njëherë pas vendimit të tre ditëve më parë, i marrë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Armando Koçerri u shpall fajtor për tri akuza, përkatësisht për trafik droge, pjesëmarrje në grup kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.
Leximi i vendimit nga Gjykata e Posaçme:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Kocerri për veprën penale të ” Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal ” neni 333/a/ 2 të KP dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Koçerri për veprën penale të “Trafikimit të lëndës narkotike ” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 283/a/1 , 28 , 334/1 të KP dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të municioneve” 278/2 KP, e dënimin e tij me 6 muaj burgim. Pushimin e gjykimit për veprën penale të ” Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë” neni 280 i KP. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55 të KP dënimin e të pandehurit Armando me 15 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të KPrP dënimin e tij përfundimtar me 10 vjet burgim.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush