Basha njihet me shqetësimet e operatorëve turistikë dhe sipërmarrësve në Shëngjin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë dhe sipërmarrës në Shëngjin të Lezhës. Lajmi bëhet publik në “Facebook” nga vetë kryedemokrati Basha, i cili thotë se kjo kategori po kalon një situatë të vështirë pas pandemisë globale të COVID-19.
Sipas Bashës, më pak se 10 % e strukturave hoteliere nuk kanë rezervime dhe kjo ka detyruar restorantet të punojnë me 30-40% të kapaciteteve. Shefi i opozitës fajin për këtë situatë e gjen tek qeveria Rama, që sipas tij dështoi në menaxhimin e situatës së pandemisë. Ai thotë se kjo situatë e keqe për biznesin mund të ishte shmangur nëse do të kryheshin në kohë testimet masive, duke izoluar kështu vatrat e infeksioneve.
“Edi Rama refuzoi ta dëgjojë thirrjen tonë për strategjinë e hapjes sepse në vend që paratë të shkonin për ekonominë dhe për të blerë kite testuese, i pagoi ato për tendera dhe koncesione korruptive”, shkruan Basha.
Duke vlerësuar pasuritë e Shqipërisë, kryedemokrati Basha thekson se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, hapi i parë që do bëjë është ai i orientimit të investimeve drejt sektorëve strategjikë.
“Ne kemi një vend të mrekullueshëm. Në Lezhë si në pak vende të tjera, ndërthuret trashëgimia historike e kulturore me natyrën e mrekullueshme, duke e bërë një destinacion të preferuar për turistët. Problematikat janë të shumta, por kur ka vullnet dhe dëshirë, ka gjithmonë zgjidhje. Ne do të vendosim prioritetet e duhura. Duke nisur me uljen e taksave dhe tarifave, orientimin e investimeve drejt sektorëve të rëndësishëm, duke hequr taksën “Rama” mbi karburantin dhe ndihmuar me subvencione sektorët e rëndësishëm që janë dhe furnizuesit e sektorit te turizmit, siç është bujqësia, peshkimi”, shkruan Basha.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet