Lija e majmunëve, OBSH: Të vaksinohen personat me rrezik të lartë ekspozimi
Organizata Botërore e Shëndetësisë po rekomandon vaksinime të targetuara në vend që të organizojë një program masiv në luftën për të kontrolluar virusin e lisë së majmunëve.
Sipas saj, personat me rrezik të lartë ekspozimi, duke përfshirë punonjësit shëndetësorë dhe ata me partnerë të shumtë seksualë duhet të vaksinohen.
“Ky është një shpërthim që mund të ndalet, nëse vendet, komunitetet dhe individët informohen, i marrin seriozisht rreziqet dhe hapat e nevojshëm për të ndaluar transmetimin dhe për të mbrojtur grupet e cenueshme, u shpreh kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Për momentin një vaksinë kundër lisë së majmunit, e quajtur MVA-BN, është miratuar në Kanada, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Dy vaksina të tjera janë duke u shqyrtuar.
Megjithatë, ka mungesë të të dhënave për efektivitetin ose sa doza mund të nevojiten.
Rreth 98 për qind e rasteve të raportuara të prekur me linë e majmunit janë burra që kanë kontakte seksuale me shumë burra të tjerë.
OBSH po rekomandon reduktimin e numrit të partnerëve seksualë dhe shkëmbimin e detajeve të kontaktit me çdo partner të ri për të mundësuar ndjekjen nëse është e nevojshme.
Megjithatë, çdokush mund të infektohet përmes kontaktit të ngushtë mes njerëzve, si përqafimi, puthja, si dhe në peshqirë të kontaminuar.
Në 78 shtete raportohet për më shumë se 18 mijë të infektuar ku 70% janë në vendet evropiane.
LEXONI GJITHASHTU
Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)
Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë