Lamtumira, mjeshtri i valles shqiptare nderohet në Muzeun Kombëtar

29 Qershor 2020 | 20:18

Janë mbajtur sot homazhet për valltarit e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi, të vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit” pranë ambienteve te muzeut historik kombëtar. Zekthi u nda nga jeta paraditen e së dielës mbas një karriere prej 5 dekadash në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. 

I është dhënë lamtumira e fundit mjeshtrit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi. Një prej figurave qendrore të valles shqiptare, Zekthi u nda nga jeta të dielën, në moshën 84-vjeçare.  Homazhet u mbajtën këtë të hënë në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar.

Portreti i valltarit dhe koreografit të shquar të skenës popullore, u nderua për herë të fundit  nga miqtë, kolegët edhe familjarët e tij në një ceremoni modeste për shkak të kushteve të pandemisë.

Një nga figurat kryesore të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për pothuajse 5 dekada, Zekthi shkëlqeu jo vetëm si valltar, duke konkurruar edhe në festivale ndërkombëtare me “Vallen e Shqipeve”,  por edhe si koreograf. Shumë valle të krijuara prej tij edhe sot interpretohen me sukses si pjesë e fondit të artë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në veçanti mund të përmenden “Valle e Librazhdit”, “Valle e Shëngjergjit”, “Valle e Leskovikut”,  “Valle e Konispolit”, “Valle e Kukësit”, “Valle me motive të Prizrenit”, “Dasma e Rugovës” etj. Zekthi ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë Shqipërisë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Në vitin 2017 për të gjithë kontributin e tij artistik, në më shumë se 50 vjet në Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve,  Besim Zekthi u dekorua nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, me titullin “Nderi i Kombit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026