Mesazhi i Biden dhe ‘shënjestrat’ e Ramës | 5 ngjarjet kryesore
- ‘Së bashku drejt së ardhmes’, Presidenti Biden mesazh shqiptarëve
Presidenti amerikan, Joe Biden ka dhënë një mesazh me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë video mesazhin e Biden, ku ai ka theksuar se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në të ardhmen, për të luftuar korrupsionin dhe në rrugën drejt BE-së.
- “E keqja shfaqet para nesh”, Rama shënjestron Metën dhe Berishën
Kryeministri Edi Rama edhe në takimin e mbajtur në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, shënjestroi kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Sali Berisha. Rama nënvizoi se e keqja dhe e shkuara, rishfaqet edhe sot në forma të ndryshme. Ai nënvizoi se po kërkohet të bëhet rezistencë ndaj ndryshimit dhe krijimit të kushteve për drejtësi për të gjithë.
- Yuri Kim: Besimi i SHBA-ve të Shqipëria nuk është lëkundur
Në aktivitetin e mbajtur në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se besimi i Shteteve të Bashkuara te Shqipëria nuk është lëkundur. Gjatë fjalës së saj, Kim u shpreh se SHBA-të ishin krenarë për Shqipërinë kur ra diktatura komuniste, si dhe për procesin e integrimit, me anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
- Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të këtij institucioni. Tonin Vocaj është emëruar zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke u larguar nga posti i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale. Në këtë post, tanimë do të jetë drejtor Neritan Nallbati, i cili kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Durrësit.
- Fluks në QSUT, qytetarët paraqiten me temperaturë të lartë dhe dhimbje koke
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shtuar numrin e qytetarëve që paraqiten në urgjencë në dy spitalet kryesore, pranë qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në spitalin e Traumës. Ngarkese jo të vogël përballojnë edhe qendrat shëndetësore.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni