Juventus rinovon me gardën e vjetër, zyrtarizohet “shkëmbimi” mes Arthur Melo dhe Miralem Pjanic
Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellini do jenë pjesë e Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm. Zonja e vjetër konfirmoi rinovimin me dy veteranët e skuadrës deri në vitin 2021. Përvoja e këtyre dy futbollistëve është aq e madhe sa do t’u bëjë shumë punë bardhezinjve në arritjen e objektivave.
Ka jo vetëm rinovime por edhe afrime të reja. Mesfushori I Barcelonës Arthur Melo duke nisur që nga sezoni i ardhshëm do bashkohet me Juvetusin. Lajmin e konfirmoi vetë klubi katalan nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
Sipas njoftimit të klubit, për futbollistin kampionët e Italisë kanë rënë dakord të paguajnë 72 milionë euro plus 10 milionë bonuse.
Mesfushori do bashkohet me bardhezinjtë menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual me Barcelonën.
Ndërkohë që Miralem Pjanic do të lerë Juvetusin për tu bashkuar me Barcelonën. Për futbollistin katalanasit do të paguajnë 60 milionë euro si dhe 5 milionë bonuse.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq