Tre të vdekur dhe 69 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

30 Qershor 2020 | 09:24

Kurba e infeksionit me COVID-19 në Shqipëri vijon të rritet. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 teste të dyshuara, prej të cilave 69 kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë tre pacientë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 62.

Doktoresha Flutura Beqo në komunikimin e përditshëm për mediat tha se vijon të ketë rritje të të prekurve me COVID-19, ndërsa harta e infeksionit shtoi ajo, është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin.

‘Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije situatën epidemiologjike në vend, ku vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga Covid19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.  Ndaj ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike”, tha ajo.

Përkundër rasteve të reja me COVID-19, në 24 orët e fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 25 pacientë të tjerë. Shqetësues vijon të mbetet fluksi i shtrimeve në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas ministrisë, aktualisht te Infektivi janë të shtruar 79 pacientë, 7 në terapi intensive dhe tre të tjerë të intubuar. Në të gjithë Shqipërinë numërohen 1014 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe në Durrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026