COVID në Amerikën Latine, mbi 2.5 milionë rastet e infektimit

30 Qershor 2020 | 11:05

Amerika Latine raportoi mbi 2.5 milionë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, 1.36 milion prej të cilëve ishin në Brazil.

Vendi në fjalë ka regjistruar përveç se mbi 1.36 milionë raste edhe 58 mijë e 314 vdekje. Duke reaguar ndaj situatës, shteti brazilian i Sao Paulos, më i prekuri nga pandemia, paralajmëroi vendosjen e gjobave për ata që nuk veshin maska në publik.

Rregullorja e re, që hyn në fuqi të mërkurën, parashikon gjoba që arrijnë deri në 92 dollarë për individët dhe në rreth 920 dollarë për kompanitë punonjësit e të cilave nuk respektojnë rregullat.

Ndërkohë, departamenti shëndetësor i Argjentinës njoftoi se vendi kishte regjistruar 2 mijë e 335 raste të konfirmuara me COVID, duke e çuar totalin në 62 mijë e 268 njësi, me 1 mijië e 280 vdekje.

48 vdekje të reja u raportuan vetëm ditën e hënë, që është dhe kuota ditore më e lartë që vendi ka regjistruar ndonjëherë.

Për të frenuar pandeminë, autoritetet argjentinase njoftuan të hënën një plan për masa më të forta karantine në provincat më të prekura nga pandemia, përfshirë kryeqytetin Buenos Aires. Në bazë të kufizimeve të reja, banorëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve të emergjencave.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Peru njoftoi 2 mijë e 946 raste të reja me COVID-19, duke e çuar nivelin në rang kombëtar mbi 280 mijë njësi, shoqëruar me 9.504 vdekje. Ministri i Shëndetësisë, Vicor Zamora njoftoi se vendi do të hyjë në një fazë të re të mërkurën, kur fluturimet e brendshme dhe autobusët ndërurbanë do të rifillojnë shërbimet, me përjashtim të 7 rajoneve që do të mbeten në karantinë.

Ndërsa në Kolumbi, autoritetet njoftuan se të hënën ishin regjistruar 3 mijë e 274 raste të reja me COVID. Numri i të infektuarve në vend kaloi kuotën e 95 mijë e 43 njësive, ndërsa llogariten edhe 3.223 vdekje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026